Insajderi
Insporti

Bundesliga lavdëron Rexhbeçajn pas shkëlqimit në ndeshjen Kosovë-Suedi

Insajderi
09 September 2025 - 19:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bundesliga lavdëron Rexhbeçajn pas shkëlqimit në ndeshjen Kosovë-Suedi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faqja zyrtare e elitës së futbollit gjerman, Bundesliga, ka postuar në rrjetin social “Instagram” yjet që kanë shkëlqyer gjatë këtyre ditëve në ndeshjet me kombëtaret e tyre.

Mes yjeve që Bundesliga po mburret, është edhe Elvis Rexhbeçaj i Kosovës.

Mesfushori dardan mbrëmë shënoi ndaj Suedisë, duke kontribuar në fitoren e madhe 2-0 të Kosovës.

Rexhbeçaj ishte ndër më të mirët në fushë në këtë triumf të rëndësishëm të “Dardanëve” në kualifikimet për Botërorin e vitit 2026.

27-vjeçari është pjesë e Augsburgut, që garon në Bundesliga.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark