
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kalanë e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rreth orës 11:11 të datës 09.09.2025, është raportuar përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga kalaja.
“Menjëherë njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të emergjencës, viktima ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai shtoi se për momentin nuk dihen rrethanat e sakta të rënies. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të ngjarjes.