Natyra Kuqi akuzon vëllain e kryetarit të Deçanit për kërcënime ndaj kandidatit të PSD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuqi akuzon vëllain e kryetarit të Deçanit për kërcënime ndaj kandidatit të PSD-së

    Insajderi
    09 September 2025 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuqi, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj pushtetit aktual në këtë komunë, duke akuzuar vëllain e kryetarit Bashkim Ramosaj për kërcënime ndaj kundërshtarëve politikë.

    Në një postim publik, Kuqi ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ishte live në emision në T7, Bashkim Ramosaj, vëllai i kryetarit të Deçanit, kishte kërcënuar hapur kandidatin për Asamble nga PSD-ja, Behar Retkocerin, përmes një mesazhi.

    “Kjo është fytyra e pushtetit në Deçan. Kryetari le që i përdor krejt resurset e komunës për t’i pasuruar vëllezërit e tij, por edhe i përdor vëllezërit për të kërcënuar ata që guxojnë ta kritikojnë”, ka shkruar Kuqi.

    Sipas saj, koha e kërcënimeve ka përfunduar në Deçan, ndërsa qytetarët nuk i frikësohen më askujt.

    “Deçani nuk i ka frikë as borxh askujt. E ata që po e ndjejnë pushtetin që po u rrëshqet nën këmbë, po i qesin shkelmat e fundit. Për ty, jo për vllazni!”, përfundon reagimi i saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark