KQZ u bën thirrje qytetarëve: Kontrolloni qendrën tuaj të votimit për zgjedhjet e 12 tetorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ u bën thirrje qytetarëve: Kontrolloni qendrën tuaj të votimit për zgjedhjet e 12 tetorit

    Insajderi
    10 September 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Sipas KQZ-së, për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, është vënë në dispozicion platforma elektronike:https://qv.kqz-ks.org

    “Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Në bazë të informacioneve nga KQZ, kjo platformë do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark