Jonathan David me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën: Ka një të majtë të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Jonathan David me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën: Ka një të majtë të jashtëzakonshme

    Insajderi
    10 September 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jonathan David dhe Edon Zhegrova janë dy nga afrimet më të bujshme të Juventusit gjatë afatit kalimtar veror.

    Pas bashkëpunimit të suksesshëm tek Lille, tani të dy shpresojnë të shkëlqejnë me fanellën bardhezi në Serie A.

    David iu bashkua më herët Juvenutsit si transferim i lirë nga Lille, derisa Zhegrova e kompletoi kalimin në Allianz Stadium në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

    Sulmuesi kanadez foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij kosovar, duke e cilësuar si një lojtar vendimtar që do të bëjë diferencën edhe në Itali.

    “Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka një këmbë të majtë të jashtëzakonshme dhe një driblim të shkëlqyer: ai është një blerje e madhe”, tha David.

    Ai shtoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë shumë e mirë, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj, gjë që ndihmoi shumë skuadrën tek Lille.

    “Te Lille gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës. Ekziston një lidhje e shkëlqyer midis nesh dhe kjo do të jetë gjithashtu një avantazh te Juventus”, përfundoi sulmuesi kanadez.

    Me këtë deklaratë, David konfirmoi pritshmëritë e mëdha që Juventusi ka për Zhegrovën, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe asistime për sulmin bardhezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark