Vëllai i madh qëllon me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i madh qëllon me thikë dy vëllezërit e tij në Tiranë

    Insajderi
    10 September 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 29-vjeçar në Tiranë ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij të moshës 27 dhe 20 vjeç.

    Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të riun.

    Ndërsa dy vëllezërit e tij ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark