Insajderi
Lajme

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, Policia publikon foton e një të dyshuari

Insajderi
10 September 2025 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, Policia publikon foton e një të dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit belgë po kërkojnë të identifikojnë personin që ka kryer vrasjen e Agustin Kazas, shqiptarit i cili u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje më 28 prill 2024, në Belgjikë.

Policia publikoi foto të autorit të dyshuar, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kontaktojnë nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Mediat atje raportojnë se policia ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Kazës, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark