Trump pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë: Çfarë po ndodh me Rusinë? Ja ku jemi! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë: Çfarë po ndodh me Rusinë? Ja ku jemi!

    Insajderi
    10 September 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

    Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt.

    “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, ka shkruar Trump në rrjetin social.

    Kuptimi i këtij komenti të presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të japë më shumë hollësi më vonë gjatë ditës, shkruan A2 CNN.

    Kujtojmë se më herët për këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori i Uashingtonit në NATO, i cili theksoi se vendi do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”.

    Këto deklarata vijnë si lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas vërejtjeve të përsëritura të Trump që shpesh kanë hedhur dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark