Rabiot më në fund i bashkohet Milanit dhe Allegrit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rabiot më në fund i bashkohet Milanit dhe Allegrit

    Insajderi
    11 September 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me mbarimin e pushimit ndërkombëtar, Milani më në fund do të mirëpresë nënshkrimin e tij të fundit, Adrien Rabiot. Mesfushori, i cili së fundmi i tha lamtumirë klubit francez Marseille në rrjetet sociale, pritet në orën 10:00 të mëngjesit në Aeroportin e Linate, së bashku me bashkatdhetarin Mike Maignan.

    Të dy do të udhëtojnë më pas për në Milanello, ku 30-vjeçari më në fund do të jetë në gjendje të ribashkohet me Max Allegri. Të dy kanë një marrëdhënie të fortë, duke u bazuar në tre vitet e tyre së bashku në Juventus.

    Rabiot, i fishkëllyer nga tifozët francezë gjatë ndeshjes kundër Islandës disa ditë më parë (Deschamps më vonë e mbrojti atë para shtypit), luajti 90 minuta këtë sezon për Marseille më 15 gusht (një humbje në Rennes), përpara se të grindej me klubin francez dhe shokun e skuadrës Rowe (me të cilin mund të takohet të dielën, pasi Rowe u transferua te Bologna).

    Megjithatë, për ekipin e tij kombëtar, ai ka luajtur vetëm dy ndeshje si zëvendësues. Forma e tij nuk është më e mira dhe është e vështirë të imagjinohet ai të luajë si titullar për Milanin kundër Bolognas, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në San Siro. Është më e lehtë ta shohësh atë në pjesën e dytë duke veshur fanellën me numrin 12, San Siro e pret, njëjtë sikurse edhe vet Allegri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark