Musliu kritikon Osmanin: Përdorimi i emocioneve dhe fëmijëve për të shmangur përgjegjësinë publike është shqetësues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu kritikon Osmanin: Përdorimi i emocioneve dhe fëmijëve për të shmangur përgjegjësinë publike është shqetësues

    Insajderi
    10 September 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme u raportua se ekipa e mbrojtjes së afërt të Presidentes Vjosa Osmani ka sulmuar një ekip të mediave në vendin tonë.

    Në lidhje me këtë ka reaguar vetë  persidentja Osmani e cila ka thënë se  kjo përndjekje ndaj vajzave të saj, është e kundërligjshme dhe e rrezikshme.

    E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu. Musliu ka thënë se është shqetësuese, por jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike.

    “Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj. Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore”, ka shkruar Musliu në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark