Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

    Insajderi
    10 September 2025 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kontekstin e politikës lokale në qytetin bregdetar të Vlorës.

    Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm dy vite pas marrjes së detyrës, raporton Euronewsalbania.

    Sipas informacioneve të konfirmuara, Dredha ka dorëzuar dorëheqjen mëngjesin e kësaj të mërkure, e cila pritet të zyrtarizohet nesër.

    Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila vjen një ditë përpara prezantimit të qeverisë së re.

    Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit ka pasur një sërë lajmesh zyrtare mbi debatet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të sapodorëhequr të Vlorës, lidhur me zhvillimet e punëve në bashkinë e qytetit bregdetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark