Ngjarjet e ditës së sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e ditës së sotme

    Insajderi
    11 September 2025 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarjet e ditës: 11 shtator 2025

    07:30Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. (Pllaka përkujtimore në oborrin e Qeverisë së Kosovës)

    09:00Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit. (Oborri i Qeverisë/Oborri i Kuvendit)

    09:00-17:00Mbahet “Balkan News Truck”. Merr pjesë edhe ambasadori i Francës, Olivier Guérot (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

    10:00Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mban konferencë përmbyllëse të Javës së Gruas 2025. Marrin pjesë ambasadorja Nancy Soderberg dhe Beate Katja Elsässer, udhëheqëse për Bashkëpunim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    10:00 – 14:00KYC Kosova organizon ekspozitën publike “Qendra Rinore Ideale”. (Sheshi “Nëna Tereza”, pranë MKRS, Prishtinë)

    11:00 Ndizen qiri nderimi, para emrave të viktimave në sulmin terrorist 11 shtator 2001 në SHBA. (Zyrat e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Prishtinë)

    11:00Komuna e Prishtinës përuron muralin kushtuar Vjosa Berishës, themeluese e PriFest. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Udhëkryqi i rrugëve Garibaldi dhe Johan V. Hahn, Prishtinë) 

    19:00Inaugurohet sheshi më i ri në kryeqytet, “Rexhep Luci” dhe shpaloset pllaka përkujtimore kushtuar arkitektit të ndjerë Rexhep Luci. (Sheshi “Rexhep Luci”, Prishtinë)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark