Haradinaj mbështet protestën në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë dhe çlirimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mbështet protestën në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë dhe çlirimtare

    Insajderi
    11 September 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për protestën që do të mbahet këtë të diel, më 14 shtator, në Hagë nga bashkatdhetarët dhe organizatat e dala nga lufta.

    Ai tha se protesta është një porosi e fuqishme për drejtësinë dhe për të dëshmuar se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

    Haradinaj theksoi se, ndonëse nuk do të marrë pjesë personalisht, mbështetësit e Kosovës në diasporë kanë një rol të rëndësishëm në dërgimin e mesazhit të vërtetë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Personalisht s’mund të marr pjesë, por siç e dini ne e gëzojmë një respekt me autoritet për një pjesë të diasporës jo veç tash këtyre por edhe të hershëm të patriotëve shqiptarë, gjithë atyre që janë liridashës. E mbështesin protestën edhe si porosit se lufta jonë ishte e drejtë, ishte çlirimtare dhe mbetet e tillë. I ftoj të gjithë, kush të mundet që me prezencën e tyre ta japin një porosi të fuqishme se lufta për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai këto komente i bëri pas homazheve në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark