Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit

    Insajderi
    11 September 2025 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Selimi për veprën penale “Spiunazh”.

    I pandehuri Selimi akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

    “Sipas aktakuzës H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste ‘ISIS’. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

    Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin Hysri Selimi deri në 700 euro në muaj.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark