Mushkolaj: Vjosa Osmani edhe sot po vazhdon me sulme ndaj gazetarëve, rrezikshëm dhe turpshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj: Vjosa Osmani edhe sot po vazhdon me sulme ndaj gazetarëve, rrezikshëm dhe turpshëm

    Insajderi
    11 September 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisiti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konferencës së sotme të presidentes, Vjosa Osmani, për rastin e arrestimit të kameramanit kosovar veç pse xhiroi mbrojtjen e afërt të vajzave të saj.

    Ai ka thënë se Osmani po viktimizohet edhe sot por edhe tash e 20 vjet në karrierën e saj politike.

    Mushkolaj ka thënë se Osmani po vazhdon të flasë me mllef e intimidim ndaj gazetarëe.

    “Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.” – ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë:

    Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim.

    Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave.

    Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon.

    Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet.

    Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.

    Rrezikshëm dhe turpshëm!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark