Insajderi
Sport

Pa tifozë ndaj Shqipërisë?/ Mediat serbe paralajmërojnë dënim të ashpër nga FIFA

Insajderi
11 September 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pa tifozë ndaj Shqipërisë?/ Mediat serbe paralajmërojnë dënim të ashpër nga FIFA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ishte minuta e 38-të kur arbitri francez ndaloi lojën.

Ishte Serbi-Angli në stadiumin “Rajko Mitiç” dhe Klemen Tyrpe vërshëlleu që të gjithë të mos lëviznin, duke bërë një paralajmërim.

Kishte ndodhur që disa tifozë serbë I kishin drejtuar një lazer në sy futbollistit të Anglisë, Ezri Konsa.

Është e ditur që përdorimi I lazerit në stadium është I ndaluar dhe ndëshkohet rëndë, ndërsa në impiantin e njohur në mënyrë popullore si “Marakana”, pati edhe simbole nacionaliste, si harta të Kosovës me flamurin serb apo thirrje për Kosovën Serbi.

Mediat serbe natyrisht vunë alarmin, duke theksuar se FIFA do ta ndëshkojë ashpër Federatën e tyre, pra edhe ekipin kombëtar.

Frika është për mbyllje të stadiumit për ndeshjen e radhës, që është pikërisht ndaj Shqipërisë në 11 tetor të këtij viti, pra pas një muaji.

Serbia ishte e paralajmëruar dhe nën vëzhgim nga FIFA, pas thirrjeve nacionaliste në Leskovac në ndeshjen kundër Andorrës, dhe 15 për qind e stadiumit “Rajko Mitiç” ishte e mbyllur ndaj Anglisë.

Të pranishëm ishin 40 000 tifozë, pra ishin minus 8 000.

Mediat theksojnë se Federata Serbe është ndëshkuar me 700 000 euro gjobë gjithsej në 5 vitet e fundit, dhe kjo shumë është e sigurt që do t’i afrohet milionëshit deri në fund të 2025-ës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark