Qeveria e re, ja si i pritën ministrat emërimet nga Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e re, ja si i pritën ministrat emërimet nga Rama

    Insajderi
    11 September 2025 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë prej ministrave të rinj të qeverisë së re u dukën të befasuar nga ndryshimet e kryeministrit Rama. Për shumë prej tyre të jesh anëtar i kabinetit qeveritar është sfidë.

    Report Tv sjell këtë video me reagimet e tyre ndërkohë që kryeministri Rama njoftonte përbërjen e kabinetit të ri.

    Për herë të parë një grua në krye të ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu duket se lajmin e mori papritur, por kujdeset të jetë e qetë dhe emocione të mëdha të mos shfaqë në publik.

    Elisa Spiropali e pritur e buzëqeshur postin e shefes së diplomacisë, ndërsa Rama e vlerësoi me këto rreshta: “Duhet që ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare, një profil maksimalisht politik dhe me aftësi për spikatur për të mos i pushuar goja.”Pa shfaqur emocione dhe të ftohtë e pritën lajmin Petrit Malaj, i cili u rikonfirmuar si ministër i Financave, Sofjan Jaupaj te ministria e Mjedisit apo Pirro Vengu rikonfirmimin tek Mbrojtja. Edhe Andis Salla shfaqet i ftohtë kur merr lajmin se do jetë ministër Bujqësie, ndërsa dikush nga salla e uron duke i dhënë dorën.

    Për emërimin e Jaupajt te Mjedisi, Kumbaro shfaqet e buzëqeshur ndërsa la këtë post, por e ftohtë dhe pas emocion pret kalimin e saj tek Arsimi.

    Blendi Gonxhja e Delina Ibrahimaj shfaqen të gëzuar, ndërsa Majlinda Dhuka e Adea Pirdenji vlerësimeve të Ramës teksa i konfirmoi në detyrë, iu përgjigjen me një buzëqeshje të lehtë.

    Toni Gogu nuk e fsheh dot gëzimin për detyrën e ri si ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa vëmendje tërheq reagimi i Besfort Lamallarit. Në momentin që Rama i beson ministrinë e Drejtësisë, ai vihet jo pak në siklet.

    Eksperti gjerman i politikës së jashtme: Rusia po vë në provë kohezionin e NATO-s në Poloni
    Lajmi për kandidimin e Ogerta Manastirliut për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ishte i papritur për të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark