Totaj: Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Totaj: Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

    Insajderi
    11 September 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të sjellë internet publik falas për qytetarët.

    Totaj tha se kjo iniciativë financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital, ndërsa implementimi do të bëhet nga Vala – Telekomi i Kosovës.

    “Jam i lumtur ta ndaj lajmin e mirë të përzgjedhjes si përfitues të kësaj iniciative. Urime qytetarëve të Prizrenit!”, shkroi Totaj në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar edhe moton e tij: #PrizreniNëPunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark