Goditi me derë të automjetit një person në Drenas, arrestohet i dyshuari pas 16 ditësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditi me derë të automjetit një person në Drenas, arrestohet i dyshuari pas 16 ditësh

    Insajderi
    12 September 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është arrestuar në Poklek të Ri të Drenasit të enjten, pasi dyshohet se më 27 gusht kishe lënduar një burrë tjetër, duke e goditur me derë të automjetit.

    Sipas policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Me datë 11.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime duke e goditur me derën e automjetit, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark