Tërhiqet nga gara një nga kandidatët për kryetar të Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet nga gara një nga kandidatët për kryetar të Gjilanit

    Insajderi
    12 September 2025 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Poroshtica, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, është tërhequr nga gara për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

    Poroshtica, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të tërhiqet nga gara.

    “Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit”, thuhet në postimin e tij.

    Ai ka falënderuar përkrahësit e tij, teksa ka shtuar se do të vazhdojë të kontribuoj për shoqërinë në këtë komunë.

    “Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”, ka përfunduar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark