​SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Qeverinë Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Qeverinë Kurti

    Insajderi
    12 September 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një “goditje” të rëndë vendit tonë. Amerika ka njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.

    Ky vendim vie sipas SHBA-së, për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

    “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

    Gjithashtu ambasada amerikane ka njoftuar se mbeten të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të SHBA-së me popullin e Kosovës.

    “Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik”.

    SHBA ka përsëritur se fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

    “Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark