Pezullimi i dialogut strategjik, kreu i LDK-së ftohet në takim në Ambasadën e SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i dialogut strategjik, kreu i LDK-së ftohet në takim në Ambasadën e SHBA-së

    Insajderi
    12 September 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, pak kohë pasi SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën.

    Ai është parë duke hyrë në hapësirat e ambasadës rreth orës 15:00.

    Pak më parë, kreu i LDK-së reagoi në Facebook duke thënë se “koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”.

    “Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran” shtoi ai.

    Kreu i LDK’së adresoi kritika të ashpra ndaj Kurtit dhe VV’së.

    “Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës”, ka shkruar Kryetari i LDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark