Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

    Insajderi
    12 September 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 40 palestinezë u vranë të premten nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

    Shumica e viktimave ndodheshin në qytetin e Gazës, ku shumë banorë vazhdojnë të qëndrojnë, pavarësisht urdhrave izraelite për evakuim, pasi nuk kanë ku të shkojnë.

    Izraeli pretendon se ka për synim të marrë kontrollin e plotë të qytetit të shkatërruar të Gazës, ku rreth një milion njerëz janë strehuar. Si pjesë e planit për të shkatërruar grupin militant Hamas, Izraeli ka shtuar sulmet, sipas banorëve.

    “Nuk kanë pushuar shpërthimet që nga dje”,tha Adel, një burrë 60-vjeçar me dy fëmijë, që jeton afër kampit të refugjatëve Beach. Ai nuk dha emrin e plotë për arsye sigurie.

    Dëshmitarët thanë se të paktën 15 shtëpi në kampin Beach janë goditur nga sulmet ajrore.

    Ushtria izraelite më pas i ka lajmëruar banorët e disa shtëpive të tjera për t’u thënë se do të goditen së shpejti. Burime mjekësore thanë se 14 civilë u vranë nga një sulm i vetëm në një shtëpi në zonën Al-Tuwam, në veri të qytetit.

    Disa sulme të tjera të rënda ndodhën edhe në jug të territorit, ku shumë njerëz janë larguar për të shpëtuar nga bombardimet.

    Amjad Al-Shawa, drejtues i Rrjetit të OJQ-ve palestineze, i cili bashkëpunon me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare humanitare, tha për Reuters se rreth 10% e njerëzve në qytetin e Gazës janë larguar që kur Izraeli shpalli planin për ta marrë nën kontroll qytetin, para një muaji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark