Insajderi
Lajme

“Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë”

Insajderi
12 September 2025 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarja e lartë e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën është alarm serioz dhe këmbanë që bie për ata që kanë vesh në Kosovë.

Halimi ka shkruar se kjo e  rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Ky hap i paprecedentë rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një alarm serioz për lidershipin e këmbanë që bie – për ata që kanë veshë, popullin e Kosovës!

Ky hap i paprecedentë rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Kjo kërkon reflektim urgjent dhe përgjegjësi politike për të rikthyer besimin dhe partneritetin strategjik me Amerikën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark