U përfol për ndarje, por ky veprim i Santianës dhe Patrisit ndez rrjetin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    U përfol për ndarje, por ky veprim i Santianës dhe Patrisit ndez rrjetin

    Insajderi
    12 September 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e disa muaj me radhë ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku dhe Patris Berisha kanë qenë temë e diskutimit në mediat rozë.

    Kjo për shkak të një raporti të afërte në mes tyre. Edhe pse të dy nuk kanë konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje, afrimiteti i tyre i shpeshtë në publik dhe në rrjete sociale i ka bërë fansat të aludojnë për diçka më shumë

    Dyshja u bë sërish temë diskutimi kur u vunë re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, duket se “krisja” nuk ka zgjatur shumë.

    Tashmë Santiana dhe Patris janë parë sërish duke u ndjekur në këtë rrjet social, duke dhënë sinjal se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.

    Kjo lëvizje ka mjaftuar që fansat të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre, me disa që besojnë se bëhet fjalë për një miqësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë janë të bindur se mes tyre ka diçka më tepër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark