Ditën kur ShBA ndëshkoi Qeverinë Kurti, Policia paralajmëron masa për vozitësit në Veri të vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditën kur ShBA ndëshkoi Qeverinë Kurti, Policia paralajmëron masa për vozitësit në Veri të vendit

    Insajderi
    12 September 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një ditë të tensionuar për Qeverinë e Kosovës, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, policia në veri të vendit paralajmëroi zbatimin rigoroz të ligjit për automjete.

    Ky vendim i SHBA-së, erdhi për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu, në një reagim të gjatë u arsyetua se veprimet e kësaj qeverie kanë qenë të ligjshme dhe kushtetuese me synim sundimin e ligjit dhe rendit publik.

    Pikërisht kur sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një “goditje” të rëndë vendit tonë, policia doli me njoftim ku paralajmëron masa për vozitësit në veri.

    njoftim thuhet se policia do aplikojë masa strikte nga data 1 nëntor 2025 dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjetet me traga të huaja me autorizim më shumë se tre muaj.

    Policia e Kosovës njofton se nga data 1 nëntor 2025, do të fillojë të aplikojë masa strikte ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin Nr. 05/L-132, duke përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masave të tjera përkatëse sipas ligjit në fuqi“.

    Këto masa vijnë në një kohë kur situata në veri mbetet e tensionuar.

    Kujtojmë se një vendim i Qeverisë për targat ishte përcjellë me tensione në vitin 2022.

    Tensionet nisën më 31 korrik 2022, ra fillimit të procesit të regjistrimit të targave serbe me emërtimet e qyteteve të Kosovës në ato RKS (Republika e Kosovës) dhe vendosjes së masave reciproke lidhur me dokumentin, i cili duhet të zëvendësojë letërnjoftimet serbe gjatë vizitës së këtyre personave në Kosovë.

    Atë ditë, serbët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës bllokuan rrugët me kamionë dhe vetura të tjera në shenjë proteste, kurse Lista Serbe i falënderoi për këtë dhe i inkurajoi.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, në Beograd më 1 gusht, tha se barrikadat ishin “një reagim, jo një veprim, ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë kishte vendosur të shtyjë zbatimin e vendimeve për 30 ditë, saktësisht deri më 1 shtator, për shkak të dezinformatave që vijnë nga Beogradi për situatën në terren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark