Insajderi
Lajme

Ekskluzive: Kush është i dyshuari dhe viktima në tentim-vrasjen në Pejë? Insajderi sjell emrat

Insajderi
12 September 2025 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive: Kush është i dyshuari dhe viktima në tentim-vrasjen në Pejë? Insajderi sjell emrat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tentim vrasje ka ndodhur sot në Pejë. Siç mëson Insajderi i dyshuari që ka ka plagosur viktimën është Arb Shala.

Viktima Lirim Nikqi, i ka mbijetuar plagëve dhe është në spital për momentin, ndërsa nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tij.

I dyshuari ndodhet në arrati.

Insajderi ka biseduar me prokurorin kujdestar, Ersan Qavolli i cili konfirmoi se ka marrë informacionet e nevojshme nga terreni për hetimin e rastit.

“Jam në terren. Jam duke i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme. Rasti po trajtohet si tentim-vrasje, por deri këto momente nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë për Insajdrin Ersan Qavolli, Prokuror në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark