Buja tregon se ku gaboi pushteti në Lipjan për nënkalimin, tregon se çka do të ndryshoj si Kryetar i ardhshëm - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Buja tregon se ku gaboi pushteti në Lipjan për nënkalimin, tregon se çka do të ndryshoj si Kryetar i ardhshëm

    Insajderi
    12 September 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka thënë se parkingu aktual në këtë qytet nuk është funksional dhe se i njëjti krijon vështirësi për qytetarët.

    Buja ka thënë edhe se ka zgjidhje për këtë problem duke njoftuar se do të krijojë hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.

    Postimi:

    Qytetarë të Lipjanit, parkingu aktual nuk është funksional – pa hyrje direkte nga Sheshi Adem Jashari, duke krijuar vështirësi për ju.

    Zgjidhja jonë është e qartë:

    – Hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.

    – ⁠21 kupola xhami, secila në nder të një dëshmori të komunës.

    Ky parking do të bëhet një hapësirë funksionale dhe vend kujtimi dhe krenarie.

    Kupolat sjellin dritë natyrale, më pak shpenzime dhe më shumë estetikë për qytetin tonë.

    Ky është vizioni ynë për Lipjanin: zhvillim modern, respekt për historinë dhe kujdes për qytetarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark