Edon Zhegrova mungon edhe ndaj Borussia Dortmundit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova mungon edhe ndaj Borussia Dortmundit

    Insajderi
    12 September 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Juventusit Igor Tudor ka konfirmuar se sulmuesi Edon Zhegrova përpos në përballjen me Interin, nuk do të luajë as ndaj Borussia Dortmundit.

    Anësori kosovar iu bashkua gjigantit italian në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille për një vlerë rreth 15-20 milionë euro.

    Edhe pse kishte pak shpresë që Zhegrova të debutojë qysh në derbin ndaj Interit, Tudor i ka hedhur poshtë të gjitha këto mundësi shkaku që sulmuesi ka kaluar një periudhë të gjatë pa luajtur.

    “Ai (Edon Zhegrova) po rikthehet nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Ende i duhet kohë për ta marrë plotësisht vetën, të përforcohet dhe të përmirësohet”.

     Edon Zhegrova

    “Edoni nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës (ndaj Interit dhe Dortmundit), por do ta nisim ta integrojmë në skuadër gradualisht nga ndeshja me Veronan”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, derbi mes Juves e Interit do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 18:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark