Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

    Insajderi
    12 September 2025 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen ka njoftuar se dje në Bruksel janë mbajtur takime dypalëshe dhe trepalëshe me kryenegociatorët e të dyja palëve, ku është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e personave të zhdukur.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se seanca inauguruese e Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur nuk është zhvilluar.

    “Fatkeqësisht, seanca inauguruese e Komisionit të Përbashkët nuk u zhvillua. Jemi gati për të vazhduar sapo palët të jenë dakord”, ka shkruar emisari i BE-së në platformën X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark