Plagosja në Pejë, dorëzohet në polici i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në Pejë, dorëzohet në polici i dyshuari

    Insajderi
    13 September 2025 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Pejë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. I dyshuari siç mëson Insajderi tashmë është dorëzuar në polici.

    Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    I dyshuari që ka ka plagosur Lirim Nikqin është Arb Shala.

    Viktima ka mbijetuar plagëve dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë,  ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor,

    Insajderi mbrëmë ka biseduar me prokurorin kujdestar, Ersan Qavolli i cili konfirmoi se rasti po trajtohet si tentim-vrasje.

    “Jam në terren. Jam duke i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme. Rasti po trajtohet si tentim-vrasje, por deri këto momente nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë për Insajdrin Ersan Qavolli, Prokuror në Pejë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark