Serbi që u arrestua për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi që u arrestua për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri

    Insajderi
    13 September 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten u arrestua personi me inicialet R.D, nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

    Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka thënë se ai dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile në komunën e Vushtrrisë në vitin 1999 dhe se ai ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë.

    Ai dyshohet se veprën e ka kryer në grup si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

    “Komuna Vushtrri  22.05.1999. Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, më 12.09.2025 pas një pune operative, është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë. Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP serb, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha sot policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark