Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier

    Insajderi
    13 September 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli po tregon interes të vërtetë për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, me raportet që sugjerojnë se lojtari favorizon një kalim në Anfield mbi pretendentë të tjerë të mundshëm.

    Sipas faqes DaveOCKOP, Reds po shqyrtojnë një afrim në afatin kalimtar të janar, megjithëse një transferim verën e ardhshme duket më i mundshëm.

    Besohet se një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë funte (70 milionë euro) plus bonuset do të ishte e mjaftueshme për të bindur Crystal Palace të ndahej nga 21-vjeçari i tyre shumë i vlerësuar.

    Wharton ka bërë një nisje të shkëlqyer të sezonit të ri, duke u paraqitur në të gjashtë ndeshjet e Crystal Palace deri më tani dhe duke dhënë një asistim.

    Sezonin e kaluar, ai luajti 27 herë për “Eagles”, duke regjistruar dy asistime dhe duke u bërë reprezentues i rregullt i kombëtares së Anglisë.

    Për Wharton interesim kanë shprehur edhe klube tjera të mëdha si Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark