Kurti futet me shpejtësi në xhipin e zi për t’iu shmangur pyetjes për pezullimin e dialogut me SHBA-në/Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti futet me shpejtësi në xhipin e zi për t’iu shmangur pyetjes për pezullimin e dialogut me SHBA-në/Video

    Insajderi
    13 September 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë as sot ndonjë përgjigje lidhur me pezullimin e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

    Gjatë një aktiviteti në Mitrovicë, Kurti u pyet nga gazetari, por zgjodhi të mos komentojë fare rreth kësaj çështjeje.

    Njëjtë kishte vepruar edhe të premten mbrëma, ku gjithashtu nuk dha asnjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim të rëndësishëm.

    Ndryshe, të premten, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njoftoi për pezullimin pa afat të dialogut strategjik me Kosovën, duke e arsyetuar këtë vendim me veprimet e ndërmarra nga qeveria në detyrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark