Çfarë e bëri bashkë Arbana Osmanin me dy ish-banorët e Big Brother? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Çfarë e bëri bashkë Arbana Osmanin me dy ish-banorët e Big Brother?

    Insajderi
    13 September 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë.

    Ajo publikoi në InstaStory një fotografi krah dy bukurosheve që janë bërë të dashura për publikun falë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania: Beniada Nishani dhe Jori Delli.

    Beniada ishte konkurrente në edicionin e parë të reality shout më të ndjekur në vend, ndërsa Jori mori pjesë në edicionin e dytë.

    Të dy këto sezone u prezantuan nga Arbana, e cila prej vitesh është kthyer në figurën ikone të spektaklit.

    Fotoja e publikuar dëshmon se përtej kamerave dhe skenës, Arbana ka ruajtur një marrëdhënie miqësore e të ngrohtë me ish-banorët, të cilët i ka përkrahur edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark