Vdes një person pasi i bie lis duke prerë dru në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person pasi i bie lis duke prerë dru në Ferizaj

    Insajderi
    14 September 2025 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën pasi një lis i ka rënë mbi trup, ndërsa ishte duke prerë dru në afërsi të oborrit të tij në fshatin Manastirc të Ferizajt.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20. Sipas raportit të policisë, viktima – mashkull kosovar – fillimisht është dërguar në qendrën emergjente dhe më pas në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    “Viktima ka qenë duke prerë dru në afërsi të oborrit kur një lis i bie mbi trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë,” thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark