Rama mesazh Thaçit nga Tirana: Me zemër jam atje, Komandant - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama mesazh Thaçit nga Tirana: Me zemër jam atje, Komandant

    Insajderi
    14 September 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkrahje të fuqishme protestës së madhe që po mbahet sot në Hagë i ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ai ka dërguar një mesazh mbështetës për mikun e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant”, ka thënë Rama, duke shprehur solidaritet të plotë me protestuesit dhe të akuzuarit në Dhomat e Specializuara.

    Nga të gjitha trojet shqiptare dhe vendet evropiane, mijëra pjesëmarrës do të jenë të pranishëm në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Protesta nis nga ora 14:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark