Tronditet bota e sportit: Legjenda e boksit gjendet i vdekur në shtëpi - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet bota e sportit: Legjenda e boksit gjendet i vdekur në shtëpi

    Insajderi
    14 September 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar ish-boksieri i njohur britanik, Ricky Hatton.

    Hatton, vdiq në moshën 46 vjeçare pasi ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester.

    Policia e Manchesterit ka konfirmuar se është gjetur një trup dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

    Ngjarja tragjike ndodhi muaj pasi boksieri legjendar njoftoi rikthimin e tij në boks me një ndeshje të planifikuar në dhjetor.

    Hatton, në karrierën e tij ka pasur 48 meçe, ku fitoi në 45 dhe humbi 3, ndër to edhe me legjenda si Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.

    Ai ka arritur po ashtu të fitonte tituj të shumtë të IBF dhe WBA në peshat e lehta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark