Bosch: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim i madh edhe për NATO-n - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosch: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim i madh edhe për NATO-n

    Insajderi
    14 September 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka folur para pjesëmarrësve të protestës në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai zbuloi pjesë nga koha kur shërbeu në vendin tonë prej vitit 2010 e deri në vitin 2015-të.

    Bosch deklaroi se gjyqtarët e Hagës kanë arritur në konkluzionin se UÇK-ja ishte organizatë kriminale, por kjo siç tha ai është një marrëzi.

    “UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në tokë. UÇK-ja dhe NATO-ja bashkëpunonin ngushtë së bashku”, deklaroi Bosch.

    “Ta quash UÇK-në kriminale, kur je duke punuar me NATO-n, është ofendim i madh edhe për NATO-n. Kjo sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, theksoi ai para të pranishmëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark