Shqipe Selimi reagon pas protestës në Hagë: E domosdoshme në vendin e duhur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipe Selimi reagon pas protestës në Hagë: E domosdoshme në vendin e duhur

    Insajderi
    14 September 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipe Selimi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përkrahur protestën e sotme në Hagë, ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK’së.

    Selimi ka vlerësuar se protesta ka qenë e domosdoshme dhe në vendin e duhur, shkruan Insajderi.

    “Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur! Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, shkroi ajo.

    Të dielën është mbajtur një protestë masive para Dhomave të Specializuara në Hagë, për të kundërshtuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark