Një muaj paraburgim për të dyshuarin për organizim të grupit kriminal dhe tregti të armëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për organizim të grupit kriminal dhe tregti të armëve

    Insajderi
    14 September 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit K.A., i cili dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

    Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 13.09.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale. Nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë; i njëjti mund të asgjësojë, fsheh ose falsifikojë provat e veprës penale, si dhe mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale. Po ashtu, mund të ndikojë tek persona të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftim.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark