Insajderi
Insporti

Florent Muslija vazhdon formën e mrekullueshme, shënon golin e fitores për Dusseldorfin

Insajderi
14 September 2025 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Florent Muslija vazhdon formën e mrekullueshme, shënon golin e fitores për Dusseldorfin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Florent Muslija po shkëlqen në Bundesliga 2 me Dusseldorfin.

Mesfushori kosovar realizoi gol në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 1:2 ndaj Preussen Munster. Goli i tij erdhi nga pika e bardhë, që i dha tri pikë Dusseldorfit.

Me këtë gol, Muslija futet në një seri fantastike. Mesfushori dardan në pesë ndeshje ka tri gola.

Muslija u huazua nga Freiburgu te ekipi i Dusseldorfit. Ai pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Suedisë në ndeshjen për kualifikime të Kupës së Botës.

Preußen Münster 1-[2] Fortuna Düsseldorf – Florent Muslija (Pen) 72′
byu/suedney insoccer


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark