
Rumania ka dënuar fuqishëm hyrjen e një droni rus në hapësirën ajrore romune gjatë sulmeve kundër Ukrainës fqinje, duke thënë se veprimet e Moskës paraqesin një “sfidë të re” për sigurinë e Detit të Zi.
Polonia kishte denoncuar veçmë ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën e saj ajrore javën e kaluar, duke i bërë thirrje Moskës të shmangë “provokime” të mëtejshme. Avionët luftarakë polakë u ngritën në ajër të shtunën në përgjigje të sulmeve të reja me dronë rusë pak mbi kufirin në Ukrainë, raporton The Guardian.
Rumania, anëtare e NATO-s, ka bërë të ditur se copëza droni të rrëzuara ishin rrëzuar në territorin e saj që kur Moska pushtoi Ukrainën, veçanërisht pasi Rusia shpeshtoi sulmet ndaj porteve ukrainase, përcjell Insajderi.
Në një deklaratë pas hyrjes së dronit të shtunën, ministria e mbrojtjes e Rumanisë tha se “dënon fuqimisht veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përfaqësojnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi“.
Shtoi se “incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për të drejtën ndërkombëtare”.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se incidenti ishte “i papranueshëm” dhe akuzoi Moskën për një “përshkallëzim të pamatur”. /Insajderi.org/