“Liria ka emër”, Rama me mesazh të fortë për protestën në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liria ka emër”, Rama me mesazh të fortë për protestën në Hagë

    Insajderi
    14 September 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, e cila mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.

    “⚖️ Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj 🇽🇰🇦🇱“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.

    Rama e mbështeti protestën edhe para nisjes së saj, ku publikoi një video ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë, duke shtuar: “LIRIA KA EMËR🌹“.

    Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shkroi më tej: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant 🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT 🫶“


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark