Prizren: Sulmoi vëllain me sëpatë, arrestohet 63-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizren: Sulmoi vëllain me sëpatë, arrestohet 63-vjeçari

    Insajderi
    14 September 2025 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 63 vjeçar është arrestuar mëngjesin e së dielës në fshatin Romajë të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Tha se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin Romaj – Prizren, është raportuar një rast i sulmit fizik me mjet të fortë (sëpatë), ku i dyshuari (Sh.U., 63 vjeçar) ka sulmuar vëllain e tij (R.U., 72 vjeçar)”.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark