Insajderi
Lajme

Kupina premton rindërtimin e stadiumit të Prishtinës: Kemi ide dhe plan të qartë

Insajderi
14 September 2025 - 21:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kupina premton rindërtimin e stadiumit të Prishtinës: Kemi ide dhe plan të qartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, vizitoi sot stadiumin e FC Prishtina, së bashku me ish-kapitenin e klubit dhe fituesin e shumë trofeve, Arben Zhjeqin, si dhe nipin e tij, Gurin, për të shprehur mbështetjen e tij për klubin e zemrës së qytetit.

“Ky stadium, që bart me vete emocione të panumërta për qytetarët e Prishtinës, duhet të rindërtohet ashtu siç i ka hije,” tha Kupina.

Ai theksoi se si kandidat për kryetar ka një plan konkret dhe ide të qarta për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të fuqizuar komunitetin përmes sportit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark