Ambasadori i Kosovës në Holandë i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK'së: I përcjellim çdo herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Kosovës në Holandë i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK’së: I përcjellim çdo herë

    Insajderi
    15 September 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pranishëm në seancës e sotme ndaj krerëve të UCK-së në Hagë do të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.

    Ai thotë se si ambasador, kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje, marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.

    Sipas tij kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën i përcjell këto seanca cdo herë.

    “Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen… I përcjellim çdo herë, ose online ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.

    Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në ambasadë.

    “Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është ambasada e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark