Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për therje me thikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për therje me thikë

    Insajderi
    15 September 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i prehtë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dje është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima ka marrë tretman mjekësor.

    Policia ka konfiskuar thikën e përdorur në rast si dëshmi materiale, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Lëndim trupor i rëndë”./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark