James Rubin për UÇK'në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

    Insajderi
    15 September 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin ka folur për marrëveshjen për demilitarizimin e UÇK-së me Hashim Thaçin.

    Rubin ka theksuar se komanandatët e UÇK-së ishin ata që i tregonin Thaçit çfarë të bënte.

    “Kjo ishte negociatë pazakontë për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër. Ne duhet të pasqyronim pikëpamjet e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të botës që merrnin pjesë në KFOR. Pas nesh kishim shumë shtete që duhet të përfaqësonim. Kishim strukturën e UÇK-së që nuk e uptonim shumë mirë. Ajo që po kërkonim ne ishte demilitarizimi i UÇK-së. Hashimi ishte shumë i ri 30 vjec, personat e tjerë, komandantët ishin të vjetër, ai nuk ishte person përgjegjës, nuk kishte njohuritë, apo kompetencën për të marrë vendime. Ajo që kishte ai ishte dëshira për të nënshkruar marrëveshjen, unë këtë e përktheva si një lloj roli të ministrit të jashtëm. Rol politik. Sa i takon ndyrshimit të fjalëve, është bërë nga komandantët në bashkëpunim me britanikët. Ajo që bënte ai ishte person që ishte fytyra e UÇK-së, rol të ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm, atë që Albright do ta bënte sikur të ishte një situatë të tillë. Unë jam takuar me komanandantët, dhe kam parë raportin e tyre me Hashimin, këta komandantë i kanë treguar atij çfarë të bënte, jo Hashimi atyre”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark