Dëshmia e Rubin në Hagë: Biden ishte i informuar rregullisht për luftën në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e Rubin në Hagë: Biden ishte i informuar rregullisht për luftën në Kosovë

    Insajderi
    15 September 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

    Ai ka folur edhe për interesimin që Joe Biden, si senator në atë kohë kishte për luftën që po zhvillohej në Kosovë.

    “Senatori Biden ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për luftën në Kosovë, sepse ishte demokrat i nivelit më të lartë për marrëdhëniet me jashtë. Kishte udhëtuar në Ballkan dhe ishte personi që kishte më së shumti ndikim në partinë Demokrate. Lufta ishte shumë kontraverse nga pikëpamjet politike brenda Partisë Republikane, dhe kështu një senator si senatori Biden ka qenë i informuar dhe ka marrë raporte nga CIA dhe Albright ka biseduar shumë me Biden për luftën në Kosovë, sepse ishte temë shumë e rëndësishme për SHBA-të”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se Biden marrë raporte të tilla si shumë senatorë të tjerë lidhur me këtë pikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark